E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama ndan foto nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO në Bruksel: Me mikun e veçantë dhe mbështetësin e paepur të Shqipërisë!

Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Bruksel, ku u hap një grup kapitull i ri për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Në një postim në rrjetet sociale (Facebook), kreu i qeverisë shkruan se ky është takimi i tij i parë me Rutte si shef i NATO-s, ndërsa thekson se ai është mik i veçantë dhe mbështetës i paepur i Shqipërisë.

“Bruksel, Selia e NATO – Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”, shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›