Rama ndan fotoalbumin nga samiti rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në punimet e samitit rajonal të liderëve të Ballkani Perëndimor dhe Bashkimit Europian që zhvilloi punimet në Kotorr të Malit të Zi.
Kryeministri ndau në rrjetet sociale fotoalbumin e ditës, me momente nga takimet e zhvilluara në kuadër të pjesëmarrjes në këtë samit.
Në fjalën e mbajtur në këtë samit, Kryeministri Edi Rama theksoi se “ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital europian”.
Sipas tij, “bashkëpunimi, dhe jo bllokimi është rruga për të integruar rajonin në Bashkimin Europian”.
Kryeministri Rama bëri thirrje për të lënë politikën dhe çështjet dypalëshe të çfarëdo lloji që ekzistojnë midis vendeve të rajonit jashtë hapësirës CEFTA.
Rama theksoi përkushtimin e Shqipërisë në thellimin e bashkëpunimit rajonal, ndërsa shtoi se për Shqipërinë nuk është e shkuara që duhet të kontrollojë të ardhmen, por e ardhmja duhet ta kontrollojë të shkuarën.
1 nga 10/m.m/