E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ndan foton: Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Starmer

Kryeministri Edi Rama zhvilloi të enjten një bisedë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer.

Rama ndau në rrjetet sociale një foto të realizuar gjatë bisedë së tij të parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill.

Kryeministri Rama po merr pjesë në punimet e Samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian në Britaninë e Madhe.

Gjatë samitit janë mbajtur edhe dy tryeza të rrumbullakëta: një për emigracionin e paligjshëm të bashkëdrejtuar nga Xhorxha Meloni (Giorgia) dhe kryeministri Rama; një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë, që u bashkëkryesua nga presidenti Sharl Mishel (Charles Michel) dhe presidenti malazez Jakov Milatoviç.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›