E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga “Korça Little Paris Half Marathon 2026”

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga përgatitjet për zhvillimin e garës ndërkombëtare “Korça Little Paris Half Marathon 2026”.

“Korça vrapon”, shkroi Rama në rrjetet sociale duke ndarë pamje nga gara e sotme.

Garuesit kanë marrë paketat e pjesëmarrjes, të cilat përfshijnë bluzën e garës, çantën, numrin e sportistit dhe çipin, si dhe ujë, pije freskuese, fruta dhe briosh.

Regjistrimi në garë, numri i sportistit, çipi dhe medalja për çdo garues që përfundon garën mbulohen nga Bashkia Korçë.

Gara u zhvillua për herë të parë në qytet dhe synon të kthehet në një traditë të përvitshme sportive, duke sjellë në rrugët e Korçës energjinë e qindra vrapuesve.

Aktiviteti u organizua nën sloganin “Korça The Heartland”.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›