Rama ndan pamje nga Shkodra: Transformim dinjitoz në hyrje të Shkodrës, me rrugë, shtigje biçikletash e gjelbërim

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka publikuar pamje nga kantieri i punimeve në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Punimet në këtë zonë, sipas Kryeministrit, janë pjesë e një procesi transformues që synon përmirësimin e infrastrukturës urbane për banorët e Shkodrës.
“Mëngjes dhe me kantierin e punës në hyrje të Shkodrës, një ndërhyrje dinjitoze që po transformon zonën me rrugë, shtigje për biçikleta, trotuare, ndriçim e shumë gjelbërim. Ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
/rtsh.al/