E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga bregdeti i Semanit

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Plazhi i Semanit është një tjetër destinacion turistik për këto ditë të nxehta vere.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh mjaft i preferuar nga qytetarët e Fierit.

Plazhi i Semanit, 18 kilometra larg qytetit të Fierit, me hapësira pafund bregdetare me rërë të imët kurative, plazhe familjare me ujëra të ngrohta, është një tjetër destinacion turistik në bregdetin e Adriatikut.

Plazhet e Darzezës dhe Semanit po kthehen gjatë viteve të fundit në të preferuarit e shumë turistëve të huaj, pasi janë plazhe të virgjëra me rërë të pastër dhe ujë të kthjellët.

Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë, eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›