E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga heqja e stolave të gurit për dialog: Dhe “pedagogët” erdhën përsëri

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga “përgjigjja” ndaj ftesës së tij për dialog me protestuesit.

Kreu i qeverisë publikoi një video ku protestuesit zhvendosën stolat e gurit të vendosur si shenjë simbolike nga qeveria për dialog në lidhje me adresimin e kërkesave të protestuesve.

“Dhe “pedagogët” erdhën përsëri…”, shprehet kreu i qeverisë, duke iu referuar heqjes së stolave nga protestues të maskuar.

Kryeministri Rama ka bërë thirrje të vazhdueshme për dialog, ndërsa ka përjashtuar mundësinë e komunikimit me persona që përkrahin dhunën dhe kryejnë akte dhune.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›