Rama – Thaçi në një darkë kryeministrash miq

Kryeministri në ardhje i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi janë takuar sonte në darkë në Kroaci.
Ky njëherit është edhe takimi i tyre i parë prej që Rama i fitoi zgjedhjet në Shqipëri, gjë e cila shumë shpejt do ta katapultoje në pozitën e Kryeminstrit të vendit.
Rama dhe Thaçi janë miq të mëhershëm. Ndërkq, bashkëshortja e Ramës tashmë edhe punon në Qeverinë e Kosovës, pikërisht në Ministrinë e Integrimit Eupropian që drejton Vlora Çitaku.
Gjatë këtyre zgjedhjeve Thaçi ishte treguar tepër i kujdesshëm në dhënien e mbështetjes për ndonjërin prej kandidatëve që po garonin në Shqiperi, ndonëse raportet e tij private me Ramen thuhet që janë të shkelqyeshme/Indeksonline/