Historia me Turqinë mbetet e pa ndryshuar

Ka kaluar pothuajse një vit qëkur shteti turk kërkoi fuqishëm ndryshimin e teksteve shkollore të historisë me arsyetimin se në to ka shprehje fyese në adresë të Perandorisë Osmane që sjellin një gjuhë të urrejtjes. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës (MASHT), e cila doli publikisht pro kësaj kërkese dhe për ndryshimin e teksteve të historisë, nuk ka ecur shumë me procesin e ndryshimit të teksteve shkollore.
Tekstet me ndryshime nuk do të jenë gati në shtator. Madje, ribotimi i tyre do të bëhet po ashtu sikurse një vit më parë në prag të ?llimit të vitit shkollor, me rekomandimet e autorëve të teksteve, siç ndodh zakonisht në këtë proces. Historianët e Kosovës, autorë të teksteve nuk janë thirrur për të diskutuar rreth këtyre shprehjeve.
Ky proces, sipas njohësve të kësaj fushe dhe asaj të arsimit, po zvarritet me qëllim të mos i mbetet “hatri” Turqisë.
“Marrëdhëniet turko-kosovare nuk duhet të shihen si të lëkundura nëse tekstet ndryshohen dhe historia mbetet me termin pushtues, ashtu siç ka qene”, thotë analisti i çështjeve arsimore, Jonuz Salihaj.
Historiani, Frashër Demaj ka thëne ai, e as kolegët e tij nuk janë ftuar për debat nga Mistria rreth këtij problemi. /Indeksoline/