Këshilli i të burgosurve u drejtohet deputetëve

Këshilli i të Burgosurve të cilët kanë hyrë në grevë për të kundërshtuar ligjin për amnisti iu kanë drejtuar më një letër deputetëve. Ata ankohen për gejndjen e rëndë aty.
Kërkesa e këshillit të burgosurive të Dubravës është që të amnestohen të gjitha veprat penale që janë amnistuar në rajon siç janë 147,146,148, 256, 253, thuhet në këtë reagim.
Më poshtë letra e plotë e të burgosurve:
Ju lusim juve si deputet te zgjedhur te popullit te Kosoves qe me rastin e miratimit te ligjit per amnestin te merrni parasysh gjendjen tonë reale dhe për këtë moment deri sa e lexoni këtë lutje te mendoni vetem si nje qenje njerzore .
Kemi dalë nga një luftë ku kemi pasë afër 15 mije viktima, shumë dame, e trauma që ne te rinjet e Kosoves kemi perjetuar që prej se jetojm. Kemi kalu neper nje kohe tranzicioni te sterzgjatur qe ka ndiku drejtperdrejt ne mirqenjen ton saqe per disa ka qen e pa përballuar, dhe ai ose ajo e ka gjet ndonje menyre qofte edhe te jashtligjshme per te mbijetuar, jemi gjykuar nga gjygjtare qe kan qene nga sistemi i kaluar ku fare nuk i kanë përfillur ligjin si duhet janë dhën denime dragtonike e të një anshme,derisa kriminelet e vertet e me pervoj kanë ditur ku dhe si te korruptojn dhe ata tani nuk gjinden ne mesin tone ,ne mesin tonë ka edhe prej atyre qe kanë marr qoftë edhe denime rënda per vepra qe nuk kanë pergjegjsi, ata nuk e kanë ditë qe si te del para gjygjtarit edhe pse është i pa fajshëm duhet me pagu lirinë e vet, e mos te flasim për montime e selektime sipas grupeve e klaneve te caktuara .
Jemi bërë per herë te parë shtet e deri tani skemi perjetu ndonjë akt mirësie nga shteti deri sa shtetet e rajonit ka tre her qe kanë amnestuar .
Eshtë e zakoshme që rastet mund të ndodhin ,ka nga ata qe ju ka ndodh nje rast për qka janë edhe të penduar, por nuk do thotë qe ta humbim edhe një te gjalle për nje te vdekurin që me nuk mund ta kthejm .
Në burgjet e Kosoves nuk ka punë qoftë edhe per ta mbajtur veten jemi bërë brengë e familjeve tona që mezi mbijetojn.
Ne vendet me te zhvilluara evropjane denimi më i madh është 15 vjet, e me sjellje te mira i mban vetem 10 vjet te denimit, sepse kaq edhe konsideroht se një njeri normal mund të del i aftë dhe te permirsohet, te ne ka nga ata qe nga viti 1999 se ka pa lirin e Kosoves ai tashme është rehabilituar dhe resocializuar por nuk gëzon as një te drejt per te ju kthyer jetës.Ka nga ata qe kan kontribuar per shtetin e Kosoves me theks te veqant denimet e dhena ne kohen e unmikut patjeter duhen te jene perfshira ne ligjin për amnesti sidomos denimet e renda se ne mesin tone ka edhe te pa fajshem qe kan ra viktima të jo profesionalizmit ne gjygjsorë . amnestia është shpresa e vetme per ne ,ju lutem qe te keni konsiderate te gjitha keto që u than dhe brenda mundësive ligjore te japni maksimumin që me këtë akt mirësije sadopak të zbutni padrejtsit , dhe të falni ata që janë penduar .mos te harrojm qe pa marr parasysh rrethanat jemi
popull bujarë dhe nuk i keqperdorim mirsinë e askujt ju lutem jepni voten tuaj per nje ligj qe do te amnestoj te gjitha veprat qe i ka amnestuar rajoni dhe me nje perqindje qe sadopak do ta zbuste padrejtsin e krijuar gjat ketyre viteve te pasluftes.
Dhe kjo eshte kerkesa konkrete.
Kerkesa e këshillit të burgosurive te dubraves eshte qe te amnestohen te gjitha veprat penlale qe jane amnestuar ne rajon siq jan 147,146,148, 256, 253 etj. nga kodi i perkoshem penal si dhe veprat tjera te njejta ne kodin e ri penal dhe ate te ish RSFJ .duke perfshi denimet edhe mbi 20 vjet kerkojme qe keto vepra te amnestohen ne minimum 40%.
Kjo eshte e vetme mundesi per te ju kthyer jetes normale.