Rama ndërsen Shpëtim Gjikën të prishë kioskat në Vlorë

Disa kioska në qytetin e Vlorës që janë e vetmja mënyrë që ca qytetarë nxjerrin bukën e fëmijëve do të prishen nga Bashkia e qytetit. Vendimi në fjalë iu është komunikuar tregtarëve që i janë drejtuar menjëherë zyrës së deputetit Edi Rama në këtë qytet për të kundërshtuar. Ata thanë se iu është dorëzuar një njoftim me procesverbal, në të cilin thuhet se ditën e mërkurë do të nisë prishja. Komunikimet kanë qenë evazive, thanë ata, duke theksuar se nga ana e Inspektoratit të Bashkisë iu është komunikuar se urdhri ka ardhur “nga lart”, pra nga Kryeministri, ndërkohe që në zyrën e tij në Vlorë kjo gjë nuk është konfirmuar. Qytetarët treguan se nuk kanë mundur të marrin kontakt në bashki apo sqarime të mëtejshme rreth vendimit, ndërkohë që shprehen se duan t’i mbajnë këto vende pune, me te cilat mbajnë familjet. Zyra e deputetit Rama ka pranuar ankesën e tyre, firmosur nga vetë, duke garantuar qytetarët se do t’ia përcjellin Kryeministrit. Këta qytetare theksuan se i kanë ndërtuar kioskat në konsultim me Bashkinë e Vlorës dhe një pjesë e tyre madje i kanë paguar taksat deri ne fund të viti. Kjo ndodh në një kohë kur nga i njëjti institucion tashmë dalin vendime për prishjen e tyre. Aksioni për prishjen e kioskave në qytetin e Vlorës duket se është pjesë e aksionit për prishjen e të gjitha ndërtimeve të paligjshme në këtë qytet, që ka nisur që prej muajit korrik.