Shefer: Në Prill Shqipëria anëtare e NATO-s
Gjatë fjalimit të tij në konferencën ndërkombëtare ne Budapest, Shefer deklaroi se aleanca do të zgjerohet me dy vende te tjera, si Shqiperia dhe Kroacia, ndersa dyert duhet te mbeten te hapura per anetaresimin e vendeve te tjera
BUDAPEST-Dhjetë vjet nga zgjerimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut me tre vende të ish-bllokut komunist, Hungaria, Polonia dhe Republika e Cekisë, numri një i këtij organizmi, Jap De Hup Shefer, ka konfirmuar anëtarësimin e Shqipërise dhe Kroacisë në NATO në muajin prill. Gjatë fjalimit të tij në konferencën ndërkombëtare organizuar më këtë rast ne Budapest, Shefer deklaroi se aleanca do të zgjerohet me dy vende te tjera, si Shqiperia dhe Kroacia, ndersa dyert duhet te mbeten te hapura per anetaresimin e vendeve te tjera. Shefer u shpreh se per momentin, NATO përballet me tre sfida, sic jane Afganistani, raporti me Rusinë dhe kriminaliteti nderkombetar. Ndërkaq, presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus, në dhjetëvjetorin e hyrjes së këtij vendin në NATO, deklaroi se zgjerimi i mëtejshëm nuk duhet ta dëmtojë efikasitetin dhe ta devalvojë forcën dhe dimensionin e garancive të sigurisë së Aleancës. Duke vënë në pah se NATO nuk është vetëm institucion ushtarak, por edhe një hapësirë për konsultime politike, presidenti çek, Klaus theksoi se Aleanca nuk duhet të shndërrohet në ndonjë organizatë të re sikurse është OSBE, por duhet të vazhdojë të garantojë sigurinë e anëtarëve të saj edhe në rast të zgjerimit të mëtejshëm.
(d.b/News24/BalkanWeb)