Rama në Asamble: Jo fitore me gjysmën e Saliut

Kur ka ende kohë deri në fushatën e 2013 Partia Socialiste do ta mbajë ende të mbyllur derën për pjesën e dalë prej saj Lëvizjen Socialsite për Integrim. Ndonëse zoti Rama në librin e tij thotë se ka një shans të dytë për Ilir Metën nuk duket se ka ndërmend të iniciojë një bashkëpunim të mundshëm politike me partinë e tij. Kjo është përforcuar edhe në takimin që kryesocialsiti ka patur me anëtarët rinj të
Asamblesë së PS-së. Burime brenda punimeve të kësaj asmableje bëjne të ditur se Rama është shprehur se "Votat ne i kemi por duhet të organizohemi për fitore, duke u organizuar me moral, dhe fitorja nuk do të jetë me iluzion se do të marrim gjysmën e votave të Saliut, sepse ne kemi votat tona", mësohet të jetë shprehur Rama para anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtare.
Megjithatë çështja e një bashkëpunimi të mundshëm PS-LSI është ngritur si çështje dite në analizat politike por ka sjellë edhe një lloj polemike në distancë mes dy partive. Vangjel Tavo, i ftuar në studion e Ora News tha se nuk është Rama ai që duhet të japë shanse për Ilir Metën por e kundërta.
Kreu i selisë rozë, Edi Rama ka thirrur në një takim të veçantë gjithë emrat e rinj që u bënë pjesë e forumit të larë të selisë rozë në zgjedhjet e kongresit të 5 nëntorit. Në takimin, i cili u mbajt pa praninë e mediave është vendosur që pjesëmarrësit në këtë takim të angazhohen sëbashku me deputetët e zonave përkatëse në takime me elektoratin në bazë për të shpalosur programin e Partisë Socialiste dhe për të kërkuar votëbesimin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.