E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për herë të parë fotot e Beyonce nuse

Beyonce, duke provuar fustanin

Beyonce për herë të parë pas tre vitesh martesë ka publikuar dy pamje ekskluzive të fustanit të saj të nusërisë. Këngëtarja e njohur amerikane është prej tre vitesh e martuar me reperin Jay-z nga i cili pret dhe një fëmijë.

Daily- Mail publikoi fotot e fustani që Beyonce veshi në ceremoninë super sekrete të dasmës së saj. Fustani është ideuar dhe punuar nga mamaja e këngëtares Tina. Në një rrëfim rreth jetës së saj në çift Beyonce është shprehur se momenti më i bukur i jetës së saj ishte ai kur Jay-Z i ka dhuruar unazën e martesës.

Beyonce shprehet se dashuria dhe martesa me JAY-Z e ka bërë më të fortë. Ndjehem më e kompletuar se kurrë, më e bukur se asnjëherë tjetër, e fortë dhe krenare për veten, thotë ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›