E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Me buxhetin, Rama do të bllokojë tunelin

Kryeministri Berisha ka sulmuar sërish opozitën në lidhje me deklaratën e saj për mosvotimin e buxhetit për tunelin e Elbasanit.
Nga Elbasani, ku po inspekton punimet e rrugës Tiranë-Elbasan dhe ecurinë e tunelit shefi i qeverisë theksoi se opozita është një makineri shpifjesh dhe mashtimesh dhe përgjigjja e mazhorancës ndaj saj janë invesimet.
 

“Opozita që bllokoi integrimin e vendit, bënë gjithshka për të bllokuar buxhetin për korridorin duke e personalizuar me Sali Berishën . Por ne votuam , vendimin e morëm dhe ja ku e kemi provën të gjallë përpara syve. Përkundrejt makinerive të shpifjeve dhe trillimit do tu përgjigjemi me vepra, vepra dhe vetëm vepra”-deklaroi Berisha.
Më tej kryeministri ka vlerësuar rëndësinë e kësaj rruge për zhvillimin ekonomik të vendit pasi ofron distancat me Tiranën.
 

“Sot ne u japim lajmin e gëzueshëm. Tuneli i Kërrabës ka realizuar gjer tani ¼ e punimeve. Kjo është një kohë rekord çka dëshmon seriozitetin e kompanisë që mori përsipër. Avancimi i punimeve në tunel ka rëndësi të jashtëzakonshme pasi wshtw korridori më i vështirë dhe më i rwndësishëm i” Korridorit 8”. Ky tunel shkurton distancën Shkup -Tiranë, po ashtu distancwn Elbasan-Tiranw. Ky tunel bashkë me atë të Kalimashit do të ndryshojnë Shqipërinë. Ne do vazhdojmë të bëjmë Shqipërinë me infrastukturën më moderne, energjia e tregut do çojë përpara Shqipërinë duke garantuar korridoret dhe rrugët për të . Dy qytetet më të mëdha të vendit do tw shndërrohen në metropol, e tërë popullata e kësaj zone ofrohet me tregun e kryeqytetit. Në tre vitet e ardhshme do të shtrojmë çdo rrugë, të çdo fshati të Shqipërisë”-tha kryeministri Berisha.
 

Sipas Berishës përpjekjet bllokuese të opozitës për miratimin e buxhetit për tunelin janë tentativa të kota, të cilat nuk synojnë asgjë tjetër veçse një paralizim të vendit në prespektivat e saj zhvilluese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›