E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Bruksel, takon Fylen

Një takim i tillë është në vazhdën e takimeve formale me forcat politike në Shqipëri.

Komisioneri Fyle dhe Zoti Rama shkëmbyen mendimet e tyre mbi situatën politike në Shqipëri. Komisioneri Fyle i theksoi partnerit të tij shqiptar se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike në Shqipëri, që do të thotë mazhoranca dhe opozita, sikundër e gjithë shoqëria, duhet të përqafojnë agjendën evropiane, e ta kthejnë atë në një agjendë kombëtare, pasi kjo është e rëndësishme për anëtarësimin e vendit tuaj në BE", tha zëdhënësi i KE-së, Peter Stano.

Delegacioni i Partisë Socialiste, po merr pjesë në punimet dyditore të Konventës Socialiste Europiane. /Start/

                                                                                             2011-11-25 08:24
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›