Fëmijët afganë vriten nga NATO-ja

Guvernatori i distriktit, Niaz Mohammad Sarhadi, theksoi për “BBC”-në se civilët vdiqën në orët e vona të së mërkurës në rajonin e Xheray-t në provincën e Kandaharit.
Ai tha se goditja ajrore kishte ardhur pasi në rajon ishin parë disa militantë talibanë duke vendosur bomba anës rrugës.
Presidenti afgan, Hamid Karzai dënoi ashpër sulmin dhe vrasjen e civilëve.
Çështja e vrasjes së civilëve nga ana e NATO-s është shumë e ndjeshme në Afganistan. NATO ka nisur menjëherë hetimet lidhur me incidentin.
Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në Afganistan kanë humbur jetën 1462 civilë, 15% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës./Start/F. P/
2011-11-24 16:48