Kukan: Politika shqiptare në shinat e duhura

Kreu i delegacionit te Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, thotë se tashmë nga Shqipëria vijnë lajme pozitive, megjithatë ai kërkon siguri.
“Duke e njohur situatën në vend për një kohë të gjatë, unë do të dëshiroja të më bindin se do të ketë një tendencë të përhershme të atyre lajmeve pozitive. Por neve duhet ta themi se ka pasur disa lëvizje në skenën politike dhe çdo gjë dëshmon faktin se ka një dialog të mirë pozitiv mes dy partive politike, gjë të cilën mendoj se duhet ta inkurajojmë me të gjitha mjetet”, ka deklaruar ai.
“Ne kemi tashmë disa prova për këtë dhe le të shpresojmë se e ardhmja do të sjellë më shumë mundësi për ta konfirmuar këtë trend pozitiv. Ne do të zhvillojmë dialogun ndërparlamentar në Tiranë më 8 dhe 9 dhjetor. Le të shpresojmë se do të dëshmohet që sinjalet pozitive të mëparshme nuk janë thjesht ‘aksidentale’”, shton Kukan për Top-Channel.
I pyetur për ndryshimin e rregullores së Parlamentit duke e përputhur me atë të Parlamentit Evropian, Kukan tha se u takon politikanëve shqiptarë të bien dakord mbi rregulloren. “Në çështje të tjera ne iu tregojmë gjithnjë për standardet evropiane, por unë nuk mendoj se kjo është një prej atyre çështjeve ku ata duhet të kopjojnë Parlamentin Evropian. Bëhet fjalë për një institucion krejt të ndryshëm, i cili ka një strukturë tërësisht të ndryshme me përfaqësues nga 27 vende evropiane. Pra ata ndoshta mund të marrin ndonjë lloj filozofie apo parimi, por për situatën konkrete në Shqipëri unë nuk mendoj se është e nevojshme që të kalohet në strukturën e Parlamentit Evropian”, vijoi ai. /Start/
2011-11-25 08:42