E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne BrukselBerisha fsheh krizen

BRUKSEL- Kreu i opozites Edi Rama paralajmeron se Shqiperia ndodhet perpara nje stuhie financiare. Pas takimit me kreun e grupimit te majte ne Parlamentin Europian Martin Shultz nga Brukseli Rama akuzoi qeverine per fshehje dhe mohim te krizes. Ne jemi te bindur se Shqiperia eshte perpara nje stuhie financiare per te cilen qeveria jo vetem nuk ka bere asgje per ta shmangur por duke e fshehur krizen e ka bere stuhine edhe me te pashmangshme.

Jemi ende ne kohe per te ulur efektet e saj por ne rast se kokefortesisht qeveria do te vazhdoje ta mohoje krizen stuhia do te jete shume me e rende dhe fatkeqesisht do ta paguajne ata qe kane me pak dhe te cileve qeveria ju kerkon te paguajne me shume taksa se sa ata qe kane me shume dhe paguajne me pak taksa tha Rama.

Ndersa Shultz u shpreh se kriza ekonomike dhe problemet ne vijim edhe per Shqiperine ishte nje nga pikat e diskutimit. Eshte logjike qe Shqiperia eshte e prekur nga zhvillimet negative ekonomike ne te gjithe Europen dhe transparenca per buxhetin eshte parakusht per demokracine tha Shultz. Zhvillimet e fundit politike ne vend ishin ne fokus te bisedes me eurodeputetet e majte sikunder dhe me sekretarin e Pergjithshem te Internacionales Socialiste Luis Ayala. Ne diskutuam situaten ne Shqiperi.

Koleget e grupit tone do te shkojne ne Shqiperi ne javet qe vijne. Mbeta i kenaqur nga takimi me Edin. Kishim kohe pa u takuar me duket se heren e fundit jemi takuar ne Strasburg e tani ne Bruksel e keto jane dy vendet e politikes europiane meqe Shqiperia po i afrohet Europes tha Shultz. Ndersa Rama ka evidentuar mbeshtetjen qe u kerkua nga Parlamenti Evropian per reformen parlamentare dhe gjithe reformat. Nga ana e tij sekretari i pergjithshem i IS Luis Ajala u shpreh se rruga me e mire per Shqiperine eshte ajo e reformave ne menyre qe tu garantohet shqiptareve jeta ne nje demokraci te vertete sot dhe se kane mandatin e zgjedhjeve te lira e te ndershme ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›