E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci uron Berishenper festen e pavaresise

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci i dergoi sot nje urim homologun shqiptar Sali Berisha me rastin e 28 Nentorit Dites se Pavaresise.

Thaci shprehet se Dita e Pavaresise se Shqiperise eshte ngjarje e rrenjosur thelle ne kujtesen historike te kombit shqiptar qe ngjall ndjenjat e krenarise frymezimit dhe rrit vetedijen politike kulturore dhe demokratike tek shqiptaret kudo qe jetojne.

Urimi i Thacit

Shkelqesia Juaj z. Sali Berisha

Edhe nje vit mbushet nje shekull nga akti me i rendesishem i historise se kombit shqiptar shpallja e Pavaresise se Shqiperise me 28 nentor 1912 duke kurorezuar perpjekjet e parreshtura te popullit tone per liri dhe mevetesi.

Dita e Pavaresise se Shqiperise Festa e Flamurit eshte ngjarje e rrenjosur thelle ne kujtesen historike te kombit shqiptar qe ngjall ndjenjat e krenarise frymezimit dhe rrit vetedijen politike kulturore dhe demokratike tek shqiptaret kudo qe jetojne.

Festa e Flamurit ishte nje nder ngjarjet qe ka frymezuar breza te tere ne perpjekjet per liri dhe clirim te Kosoves luften e lavdishme te Ushtrise Clirimtare te Kosoves arritjen e lirise dhe shpalljen e pavaresise se Kosoves me 18 shkurt 2008.

Ne 99 vjetorin e Pavaresise Republika e Shqiperise hyn si shtet i konsoliduar anetar i NATO-s me te drejten e liberalizimit te vizave si dhe me nje infrastrukture qe e con te sigurt drejt integrimit ne Bashkimin Evropian.

Shqiperia nje shtet me perspektive te zhvillimit ekonomik eshte duke luajtur rol te rendesishem ne rajon si shembull i fqinjesise se mire paqes stabilitetit partneritetit dhe bashkepunimit.

Kosova eshte mirenjohese per kontributin e Shqiperise ne te gjitha periudhat historike duke iu gezuar te arriturave te shtetit shqiptar mireqenies ekonomike te qytetareve te saj afirmimit dhe perparimit te pergjithshem ne te gjitha fushat e jetes.

Zoti Kryeminister

Kam nderin dhe kenaqesine qe ne emer te Qeverise se Republikes se Kosoves dhe ne emer te te gjithe qytetareve te saj tJu pergezoj ne 99 vjetorin e Dites se Flamurit me urimin e thellimit te fitoreve dhe sukseseve te popullit shqiptar.

Hashim Thaci
Kryeminister i Republikes se Kosoves

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›