Ekspozita fotografike Emri im qyteti i tyre
Artisti kosovar Alban Muja ka bërë një gjetje mjaft interesante në ekspozitën fotografike “Emri im, qyteti i tyre” çelur në Tiranë. Ky është një koleksion i portreteve ku paraqiten njerëzit që mbajnë imazhet e qyteteve shqiptare të cilët përkojnë me emrin e tyre.
Kufijtë dhe kalimet mes emrave personal dhe c’ka këta emra emërtojnë janë aspect që rishfaqet në praktikën artistike të artistit.
Bashkëpunimi mes artistëve të rinj shqiptar dhe kosovar pritet të jetë më I gjerë në fushën e artit pamor
Emrat gjeografik të Shqipërisë, të përdorur si emra personal nga kosovarët përtej kufirit në veri janë trashëgimi e një ëndrre romantike kombëtare dhe të fundit- aspirim historik për bashkim territorial. Artisti Kosovar Alban Muja nga kritika vlerësohet si një kulturolog që huazon nga fenomenet karakteristike të atdheut të tij.