Rama ne Durres per Kulturen

Trashëgimia kulturore dhe arti ishin tema kryesore e vizitës së socialistëve sot në Durrës. Kryetari Rama tha gjatë fjalës së tij se varfëria e aspiratave nga e cila vuan Shqipëria është shumë shqetësuese se ajo ekonomike. Ndërsa modeli i tij për rilindjen e kulturës do të jetë ai i aplikuar në Butrint, kur vetë Rama ishte ministër i Kulturës.
Ka thirrur në ndihmë Perëndinë, Edi Rama, për të shpjeguar pasojat mungesës së alternativës kulturore përballë sherrit politik.
Mes socialistëve të Durrësit, Rama shpjegoi të mërkurën alternativën e PS-së për trashëgiminë kulturore dhe artin. Ai u duk se iu referua konfliktit të fundit mes kryebashkiakut të Kavajës dhe trajnerit të Tiranës, kur tha mungesa e alternative kthehet në dhunë në fushën e futbollit.
Kryesocialisti premtoi t’i kthejë lavdinë Amfiteatrit të Durrësit, për të cilin tha se grabitet për natë.
Rama foli gjithashtu për një model të ri plazhi për Durrësin. Një hapësirë që shkon drejt detit, larg imazhit të bukës me vete në rërë.