E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parkimet dyshe dhe parkimet ne stacionet e autobuseve

Të pyesësh një shofer për trafikun e Tiranës, e ndjen dukshëm nervozitetin e tij.

Ka nga ata që mendojnë se nëse do të grindesh, mjafton të bësh një xhiro me makinë në unazën e Tiranës.

Ne po ju sjellim vetëm një element, që mjafton për t’u nervozuar në trafik, apo të sjellë aksidente të rënda rrugore.

Janë parkimet dyshe, dhe parkimet në stacionet e autobusëve.

Për këta dy policë të rrugës Myslim Shyri, është e pamundur të vendosin rregull.

Sot mund të krenohen për numrin e gjobave të vendosura, por sa më shumë largohen aq më shumë makina te tjera vijnë e parkojnë dyshe.

Për shoferët e urbanëve është problem më vete. Nuk gjejnë vendin në stacion dhe detyrohen të ndalojnë në korsinë e lëvizjes.

Për pasagjerët e urbanit një zbritje e tillë u rrezikon jetën.

Në një kryeqytet europian drejtuesi I një automjeti të parkuar në këtë mënyrë do këputej në gjoba.

Në kryeqytetin tonë karroatrecat e bashkisë dhe policisë janë të zënë për “ngritur” automjetet në zonën e Bllokut, apo parkuan pranë ndonjë kazani plehrash pranë parkimeve të pallateve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›