Genscher: Rrëzimi i murit, shembull për Evropën
Genscher ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në vitin 1989, në ribashkimin e Gjermanisë. Në fjalën e tij gjatë një ceremonie përkujtimore me rastin e rrëzimit të Murit të Berlinit më 9 nëntor të vitit 1989, organizuar nga OSBE në Vjenë, Genscher theksoi se këtë 9 nëntor "është hapur një derë tjetër".
"Ajo nuk u përdor siç duhej, për shembull për të krijuar një rend të ri botëror, dhe mësimi që duhet të nxirret është që Evropa mund të japë sot shembullin e bashkëpunimit, rruga e vetme që mbart të ardhmen për njerëzimin", deklaroi Genscher.
Sipas tij, sot bota karakterizohet nga një "ndërpavarësi" e sistemeve dhe në këtë kuadër, OSBE-ja duhet të vazhdojë përpjekjet për zgjidhjen paqësore të konflikteve, vendosjes së marrëdhënieve të besimit, ndalimin e garës së armatimeve dhe luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, pa harruar mbrojtjen e mjedisit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.