Rama në Gjirokastër, homazhe për protestuesin e vrarë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Ziver Veizit, njërit prej viktimave të protestës së 21 janarit.
Sipas informacioneve të fundit kreu i PS-së i shoqëruar nga deputetë të grupit parlamentar socialist ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluar në selinë e PS-së në Gjirokastër në nder të Ziver Veizit.
Mësohet se arkivoli me trupin e viktimës ka udhëtuar nga fshati Zenelaj për në qytetin e Gjirokastrës, ku është zhvilluar edhe ceremonia mortore.
Ndërkohë po zhvillohet në qytetin e Fierit ceremonia mortore për Faik Myrton ku po marrin pjesë drejtues të lartë të PS-së dhe të koalicionit opozitar.