Rama në Kamëz: Saliu gënjen, nuk ju kam quajtur shpellar
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një kënd fjale me banorët në zonën e Kamzës në Tiranë.
Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama ka hedhur poshtë deklaratën e kryeministrit Berisha se ai i ka quajtur të ardhurit të kryeqyteti si shpellar .
Saliu nuk e përdor votën tuaj për tiu ndihmuar, por për të futur thikën e ndasisë, duke shpikur se unë kam thënë shpellar, ai nuk iu do, të gjitha gënjeshtra. Mirë ju, por fëmijët tuaj çfarë faji kanë që e jeni në këtë gjendje. Kjo është pyetja që kam unë për ata që janë prindër dhe votojnë qorrazi, për Saliun, dhe PD një parti familjare që punon ditë e natë për vete. Që përdori fëmijët tuaj dhe i nxori analfabete funksionalë, siç thotë Banka Botërore jo unë. Lërini historitë, jo jemi nga veriu, jo nga jugu të djathtë jo të majtë, bëhuni me familjen tuaj, bëhuni me interesit e komunitetin tuaj dhe atdheun tuaj tha Rama.
vijon…