Basha nderohet me titullin Qytetar nderi i komunës së Prishtinës
Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha nderohet me titullin Qytetar nderi i komunës së Prishtinës.
Data e çlirimit të Prishtinës është përzgjedhur për nderimin e kryebashkiakut të Tiranës Lulzim Basha.
Kryebashkiaku Basha është pritur sot nga kryetari i komunës së Prishtinës Isa Mustafa ndërsa ka vendosur edhe një kurorë me lule në varrin e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rrugova si dhe në bustin e Dëshmorit të Kombit, Zahir Pajaziti.
Pas ceremonisë për dhënien e titullit në Prishtinë, Basha do të udhëtojë drejt Prekazit ku do të zhvillojë homazhe në nderim të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij.