Shkodër, grabitet zyra elektorale e LSI-së
Grabitet me armë në mes të ditës një nga zyrat elektorale të LSI-së në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në qendër të qytetit të Shkodrës ku dy persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në zyrën elektorale të LSI-së dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin një sende me vlerë të që përgjegjësit të zyrës.
Menjëherë pas grabitjes autorët janë larguar menjëherë vendngjarja ndërkohë që përfaqësuesit e LSI-së kanë lajmëruar menjëherë policinë për ngjarjen.
Ndërkohë policia e Shkodrës po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes së zyrës elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim.