E Diel, 1 Nëntor 2026

Japon, anijet kineze hyjnë në ujërat kontestuese

Gjashtë anije vëzhgimi të Kinës kanë hyrë në ujërat përreth ishujve konstestues në Detin Kinez Lindor, sot herët në mëngjes.

Rojet bregdetare të Japonisë i kanë urdhëruar anijet të largohen nga ujërat territoriale japoneze, por vetëm dy- tre anije e kanë respektuar këtë urdhër.

Kryeministri i Japonisë, Joshihiko Noda, është shprehur për mbajtjen e vigjilencës së madhe.

Ky zhvillim po ndodhë pasi Japonia ka arritur një marrëveshje për blerjen e tre ishujve, në këtë vend të njohura si Senkaku, ndërsa në Kinë si Diaoju, nga pronari japonez.

Ministria e mbrojtjes e Kinës ka deklaruar se qeveria dhe forcat e armatosura janë “të palëkundura në përkushtimin e tyre dhe do ta ruajnë sovranitetin ndaj territoreve të vendit”.

Pekini, gjithashtu i ka tërhequr vërejtjen Tokios, se tregtia mund të dëmtohet nga rritja e tensioneve.

Ishujt kontestues gjenden afër ujërave të pasura me peshq dhe me burime detare të gazit natyror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›