Rama në Korçë, debate të ashpra, mediat nxirren jashtë

Është shoqëruar me debate të ashpra mbledhja për shpalljen e platformave për kreun e PS-së në qytetin e Korçës. Kryetari në detyrë Edi Rama është kontestuar nga anëtarët e Partisë Socialiste në Korçë, të cilët gjatë fjalimit të tij kanë hedhur parrulla në sallë. Anëtarët e PS-së e kanë cilësuar Ramën si përgjegjës kryesor për humbjen e PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit duke kërkuar gjithashtu edhe kthimin e PS-së në Kuvend. Pas këtyre parrullave Rama ka kërkuar nxjerrjen e mediave jashtë duke e vazhduar mbledhjen pa paraninë e tyre