Rama ne Korce: Keqardhje per ekipin e kundershtarit Rozeta Rapushi
Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, prezantoi dje skuadren e Rilindjes per Korcen, duke shprehur krenari per kandidatet e tij dhe keqardhje qe kundershtari, Kryeministri Sali Berisha nuk gjeti asgje me te mire per Korcen se sa oficerin e Gerdecit dhe kryehetuesin e veshit. “Se si mund te shkosh kaq larg dhe t’i thuash Korces “ky eshte zhvillimi perpara”, duke i vene para syve oficerin e Gerdecit dhe duke i kerkuar vota per kryehetuesin e veshit kjo eshte dicka qe mund ta beje vetem nje Kryeminister, qe nuk eshte i zgjedhur nga shqiptaret. Vetem nje Kryeminister, qe nuk ka respekt per popullin e vet, vetem nje Kryeminister qe po numeron ditet e fundit te pushtetit te tij familjar, i cili eshte nje pushtet i vjedhur per te vjedhur Shqiperine dhe te cilit, shqiptaret ne 23 qershor do t’i japin ndeshkimin e merituar”, - tha Rama. Ai hodhi akuza edhe ndaj udheheqesit te skuadres kundershtare, Ridvan Bode, te cilin e quajti llogaritarin e piramidave dhe ideatorin e bllokimit te te gjitha fondeve per Bashkine e Korces dhe te Pogradecit. “Ai eshte pergjegjes dhe duhet ndeshkuar me vote nga qytetaret e Korces, Pogradecit, te Devollit, te Ersekes dhe te gjithe ketij qarku. Ky qark nuk meriton qeverine qe kemi. Ky qark nuk meriton nje qeveri qe u thote shqiptareve se duhet te jene te lumtur. Duhet te jene te lumtur se ua ka dyfishuar rrogat mesuesve nderkohe qe jane shumefishuar cmimet. Dhe sot mesuesit, mjeket, rrogetaret e shtetit per te mos folur per 1 milione te papunet blejne me pak se c’blinin 8 vjet me pare”, - akuzoi Rama. Sipas tij, sot jeta eshte bere me e shtrenjte dhe liria eshte bere me e munguar. Sipas tij, ne Korce ne kryeqytetin e shkronjave shqipe, ne qytetin e arsimit dhe te dijes, mesuesit te trajtohen si rober te pushtetit, te vendosen nen presionin e perditshem per te qene vegla te pushtetit dhe te terhiqen zvarre neper mitingje dhe koncerte kunder opozites. “Kjo eshte e papranueshme, kjo eshte e pagelltitshme, kjo eshte e pafalshme dhe Korca me e para duhet ta ndeshkoje kete sjellje barbare me edukatoret e femijeve te vet, me mesuesit e nxenesve te vet, me pedagoget e te rejave dhe te rinjve te vet. Korca duhet te jape ne 23 qershor leksionin e madh jo vetem per keta qe po ikin, por per te gjitha qeverite qe do te vijne, se kurre me dora e pushtetit nuk mund te ngrihet mbi mesuesit dhe kurre me frika nga pushteti nuk mund te kallet ne shpirtin e mesuesve”, - nenvizoi Rama. Kreu socialist ritheksoi premtimin e tij, se nuk do te njohe asnje gjobe te vene qe nga 1 marsi i vitit 2013 me ardhjen e tij ne pushtet. “Cdo njeri qe merr nje gjobe nga keto gjobat e presionit per voten, duhet te ndjehet krenar dhe duhet ta mbaje si nje certifikate qe nuk eshte i pelqyer nga partia familjare e Saliut dhe pushteti i Saliut do t’i marre te keqen, se mbas 23 qershorit ato gjoba nuk do te kene as edhe nje vlere”, - nenvizoi Rama.
Rama nxjerr projektet ne “sirtar” per Korcen
Nga Korca, kreu i opozites, Edi Rama, zbuloi projektet e PS-se per kete qytet, qe per te jane me shume se sa c’eshte bere ne 20 vite. Sipas tij, ato jane ne sirtaret e kryetarit te Bashkise se Korces, per t’i dhene ketij qyteti shkelqimin e humbur ne cdo cep. “Ju keni nje feste te birres, por une ju siguroj se shume festa te tjera ne do te organizojme. Festa te artit, festa te muzikes, festa qe do ta bejne Korcen nje vend qe do te vizitohet ne te 12 muajt e vitit dhe ku gjithkush qe vjen do te doje te kthehet perseri”, - premtoi Rama. Sipas tij, socialistet duhet te shkojne te gjithe se bashku, dere me dere, lagje me lagje, fshat me fshat per te marre cdo vote dhe per te shkuar ne kutine e votimit jo vetem, por me dike qe nuk ka votuar heren e kaluar. “Jini krenare per kete skuader, jini krenare per keta deputete, jini krenare se PS nuk po ua kerkon voten per te cuar ne Kuvendin e Shqiperise ca te paafte, apo parazite, por po ua kerkon voten per t’ju perfaqesuar ne menyren me te denje burra dhe gra, vajza e djem”, - siguroi Rama.
REAGIMI
“Sa keq me vjen kur merret Saliu me ngjyrat tona. Se ne jemi me te mire ne te gjitha, po te ngjyrat pastaj nuk ka as edhe nje krahasim te mundshem. As edhe nje. Jam shume krenar qe ne Korces i kemi sjelle kete skuader dhe nderkohe me vjen shume keq qe Saliu nuk ka gjetur asgje me te mire per Korcen se sa oficerin e Gerdecit dhe kryehetuesin e veshit”