E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Kukes Te organizohemiper te fituar betejen zgjedhore

Kreu i i Partise Socialiste Edi Rama zhvilloi sot ne Kukes nje takim me Asamblene e zgjeruar te rrethit te Kukesit.

Rama beri apel per nje organizim me te forte te socialisteve ne kete rreth.

Jemi ne nje periudhe shume te rendesishme. Koha kur duhet te organizohemi fuqishem per te fituar betejen zgjedhore. Ne frymen e Kongresit te 5 nentorit dhe ne funksion te percimit te Programit te PS jo vetem per permbajtjen e tij por nepermjet nje partie solidare te gjithe duhet te bejme dicka me shume se kemi bere tha Rama.

Rama deklaroi se duhet te mirepritet kontributi i gjithsecilit ne PS pasi partia eshte nje bashkim vullnetar.

Duhet ti japim nje hov te ri Partise Socialiste ne Kukes. Problemi eshte tek vetja te gjithe te japin kontributin maksimal sepse secili ka dicka ne dore qe gjerat te jene ndryshe. Ne nje familje politike hyjme per tu bere me te forte. Nuk ka rendesi nese je nje ish nese je nje e ardhme nese je nje burre nese je nje grua nese je me 4 klase shkolle apo me master nese je njeqind vjec apo nese je 16 vjec te gjithe kane vendin e tyre ne parti. Partia eshte nje bashkim vullnetar dhe ne jemi ne nje llogore per te pasur perballe kundershtarin perfundoi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›