E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Kukës:T`i japim PS një frymë të re solidariteti

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka zhvilluar një takim me Asamblenë e zgjeruar të rrethit të Kukësit ku ka bërë apel për një organizim të fuqishëm të forcës në këtë rreth.
 

Duke folur në këtë takim Edi Rama është shprehur për solidaritet duke nënvizuar askush nuk është i tepërt dhe i panevojshëm ndërsa ka shtuar se qëllimi i përbashkët është që t`i jepet PS-së një frymë të re bashkimi.
 

“Jemi në një periudhë shumë të rëndësishme. Koha kur duhet të organizohemi shumë fuqishëm për të organizuar betejën zgjedhore. Me rëndësi që në frymën e Kongresit të 5 nëntorit dhe në funksion të përçimit të Programit të PS, jo vetëm për përmbajtjen e tij, por nëpërmjet një partie solidare, të gjithë të bëjmë diçka më shumë se kemi bërë" ka theksuar Rama.
 

Më tej ai ka shtuar se duhet të mirëpritet kontributi i gjithsecilit në PS pasi partia është një bashkim vullnetar dhe ajo gjendet në një llogore për të pasur përballë kundërshtarin.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›