Ashton: Për reformën zgjedhore të merren parasysh rekomandimet e OSBE/ODIHR-it

Catherine Ashton
Katherine Ashton, përfaqësuesja e larte për politikën e jashtme në Bashkimin Evropian mirëpret nisjet e takimeve të Komisionit të posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore. Në një deklaratë për mediat një nga zëdhënëset e zv.presidentes së Komisionit Evropian tha se Ashton inkurajon partitë që të gjejnë konsensusit për një reformë elektorale në kohë për zgjedhjet e ardhshme.
Ashton inkurajon të gjitha forcat politike që të vazhdojnë të punojnë në mënyrë konstruktive në komisionin për të gjetur konsensus për një reformë në kohë për zgjedhjet e ardhshme.
Përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme thekson se reformimi i legjislacionit konform rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it është një nga pikat kyçe të prioriteteve të Shqipëria duhet të plotësojë për të ecur para në objektivin kombëtar për integrimin në BE.