OSBE, pajisje teknike për Policinë e Shtetit
Zyra e Prezencës së OSBE-së në Tiranë i ka dhuruar sot Policisë së Shtetit disa pajisje teknike që do të ndihmojnë në luftën kundër krimit.
Në ceremoni ishte i pranishëm ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Uollfarth, i cili u shpreh se policia shqiptare ka shënuar progres në aspektin e profesionalizmit.
Profesionalizmi aktual i policisë së Shtetit ka bërë progres të dukshëm bazuar në përkushtimin e palodhshëm të oficerëve të policisë në të gjitha nivelet.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dëshiron ti dhurojë disa pajisje teknike për përdorim gjatë zhvillimit dhe menaxhimit të operacioneve të infiltruara të policisë. Këto pajisje do të kenë për qëllim ti ndihmojnë oficerët e policisë që të sigurojnë prova që mund të përdoren në gjykatë. Për Prezencën e OSBE-së në Shqipëri është gjithmonë kënaqësi dhe detyrë fisnike të mbështesë Policinë e Shtetit ndërsa ajo vazhdon të forcojë edhe më shumë kapacitetet e saj, tha Uollfarth.