Rama në Lezhë: Pronat, me tapitë e paprekura do vendosim qetësi e ligj
Lezhë- Kreu i PS-së, Edi Rama u ndal në Lezhë në një bashkëbisedim me banorët mbi programin Rilindje që pritet të implementojnë socialistët nëse vijnë në pushtet pas votimeve të 23 qershorit.
Rama ripërsëriti sërish çështjen e futjes në ekonomi të detit dhe vijës bregdetare shqiptare që të shpëtojë nga badërdia siç tha ai i ndërtimeve pa plan e kriter.
Ndërhyrje brutale pa plan e leje dhe copëtim që ka ardhur si shkak i abuzimeve skandaloze që janë bërë me pronatRrënimi ekologjik që vjen si pasojë e mungesës së plotë të shtetit. Kemi në program ngritjen e një Agjencie Kombëtare të Bregdetit, që do të ketë fuqinë ligjore dhe institucionale për të trajtuar të gjithë problematikën e vijës bregdetare që nga aspektet e pronësisë e planifikimit.Vija bregdetare një potencial shumë të madh zhvillimi, por për fat të keq po rrënohet në katër anët burimet e pasurisë së vendit,-tha Rama.
Kryesocialisti premtoi sërish se për zgjidhjen e çështjes së pronës do të bazohet tek tapitë e vjetra të dhëna nga Perandoria Osmane.
Me ngritjen e Agjencisë me një proces transparent e të drejtë të verifikimit të pronave në vijën bregdetare në raport me jo vetëm me proceset e kthimit e të kompensimeve, por me të vërtetën e arkivave origjianel që është bërë batërdi e madhe këto vite. Ne do të disponojmë kopjet e paprekura të tyre do tja dalim të vendosim rend e ligj e qetësi në të gjithë territorin,-tha Rama.
Rama tha se katra-gjyshi siç e quajti kryeministrin Berisha ka bërë padrejtësinë e dytë më të madhe që shteti i ka bërë shqiptarë këto 20 vite pas piramidave: Hapjen e dyerve të universiteteve.
Pabesi me pasoja të rënda që shtrihen në kohë e nuk plasin menjëhere si piramidat: Të gjithë në universitete për të mos i dhënë qetësi papunësië rinore. Qeveria hapi të gjitha dyert e dritaret për universitetet. Dha licensa për privatet pafund, po shkojnë gati-gati në 100. Do hapim me shpejtësi rrugën tjetërrrugë për zanatSi them më gjyshi se mbrëmë në Elbasan më tha një gjysh se atij i duhet thënë katra-gjyshi,-tha Rama duke premtuar kthimin e rendit e ligjit në vend.