E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Gabuam me masat e kursimit për Greqinë, nënvlerësuam dëmet

fmnGreqi- Për herë të parë Fondi Monetar Ndërkombëtar ka pranuar se ka pasur disa gabime në paketën fiskale të shpëtimit që i është dhënë Greqisë në vitin 2010. Sipas Wall Street Journal, e cila ka publikuar një raport të cilësuar konifdencial të FMN-së, në të cilin thuhet se dëmet që mund të vinin nga rekomandimet janë nënvlerësuar nga drejtuesit e FMN-së.

Në raport thuhet se presionet e vazhdueshme që i janë bërë Athinës për ta detyruar në marrjen e paketave të shpëtimit, kanë sjellë goxha përfitime për vetë FMN-në, pasi është krijuar në këtë mënyrë një mur mbrojtës ndaj vendeve të tjera duke shmangur efektet e ekonomisë në rang global. Mediat shkruajnë se për herë të parë në botë, Greqisë ju dha shuma më e madhe e borxhit e dhënë ndonjëherë, plot 110 mln euro. Kjo solli më shumë avantazhe për vendet e tjera evropiane, të cilat për të shpëtuar veten sakrifikuan shtetin grek.

Zyrtarët kanë thënë se Greqia nuk i përmbushte 3 nga katër kriteret bazë për marrjen e borxheve nga ndërkombëtarët, por ata kanë thënë se e kanë thyer rregullat e institucionit duke rekomanduar dhënjen e ndihmës.
Gjithçka filloi të vihej re pas përmbysjes së të gjitha parashikimeve, pasi pritej që Greqia të humbuiste vetëm 5% të GDP-së nga masat e kursimit, por në të vërtetë humbi në total 17%. Po ashtu papunësia shkoi në 27%, ndërkohë që ishte parashikuar se do të shkonte në 15%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›