Rama në Orikum: Do bëjmë avokatinë për banorët
Kreu socialist, Edi Rama, premton ngritjen e grupit me specialistë, që do të bëjnë avokatinë e banorëve të Orikumit, të cilët pak ditë më parë u përplasën me policinë. Pas këtij incidenti, Rama ka shkuar vetë në zonën e Orikumit. I shoqëruar nga dy deputetët e këtij qarku, Eltar Deda dhe Fatmir Toçi, Rama vuri në dukje se ai që vjedh votën, mund të vjedhë edhe pronën.
Në fjalën e tij, kreu i opozitës tha se sot janë prekur 56 familje, nesër do të jenë të tjerë dhe në tërësi 600 familjet që kanë këtë problem do të preken. "Qoftë me pronën e re dhe të vjetër, është bërë katrahurë dhe me kthimin e Sali Berishës në pushtet, kjo është shfrytëzuar edhe më tepër. Orikumi është vetëm një pjesë e zullumit që po bëhet në gjithë vendin me pronat", tha Rama. Ajo polici, vijoi ai, që vjen këtu me shkopinj gome, është policia e shtetit tonë, është policia e shtetit tuaj, të kthyer në bandë, që i shërben drejtpërsëdrejti familjes së Sali Berishës. "Sali Berisha kërkon të bëhet pronari më i madh i Shqipërisë, familja e tij po bëhet latifondiste shqiptare. Ju e dini tani se edhe njohja, edhe kthimi i pronave, po bëhet me sekser. Po nuk bëre pazar me familjen kryeministrore, nuk merr asnjë metër katror tokë", tha kreu i opozitës.
Rama vuri në dukje premtimin e Sali Berishës, i cili u ka premtuar këtyre banorëve se në mandatin e tij të dytë do t‘i zgjidhë këto probleme. "Nëpërmjet kryeshërbëtorit të familjes, Lulit, policia po keqpërdoret vetëm nga Sali Berisha. U pa qartë kjo edhe dje në Tiranë. Duan të kërcënojnë nëpërmjet saj: o me ne, o s‘keni pronë. Çështja është që kjo kërkon zgjidhje dhe unë shfrytëzoj këtë takim për t‘i thënë Sali Berishës, eja këtu dhe fol me njerëzit, siç u ke premtuar", nënvizoi Rama. Unë, u shpreh ai, do të angazhoj jo vetëm deputetët që kam me vete, Dedën dhe Toçin, por edhe juristët më të mirë që kemi, deputetë apo jo. "Do të ngremë një grup specialistësh që do të bëjnë avokatinë tuaj, deri në zgjidhjen e këtij problemi", tha Rama, ndërsa vuri në dukje se në qoftë se shteti i kapur peng nuk u përgjigjet, atëherë së bashku do të gjejmë gjithë argumentet që t‘i rreshtojmë në gjykatë.
"Aty ku vidhet vota, vidhet dhe toka e gjithçka tjetër. Një pushtet që vjedh votën, vjedh çdo gjë tjetër. Personalisht Sali Berisha po përdor pushtetin për t‘u bërë pronari më i madh i pronave, latifondist. Jemi bashkë për të dhënë e gjetur zgjidhje ligjore. Unë jam me ju nëpërmjet rrugës së ligjit dhe fakteve", vijoi kreu socialist. Rama insistoi se nuk dëshiron t‘i japë çështjes ngjyrime politike. Banorët kanë ngritur problemet e prezencës së forcave policore, mosdhënien e zgjidhjes në lidhje me procedurat që rregullohen me ligjin 7501. Pjesëmarrësit në takim bënë prezent faktin se ishin keqtrajtuar dhe dhunuar, marrë zvarrë, në një kohë që ata kishin mundur të shuanin konfliktin, për të mos kthyer rrugët e Orikumit në një Gërdec të dytë. Disa nga banorët i kanë drejtuar pyetje me radhë kreut të opozitës. "Ne nuk na duhet politika, por duam që djersa jonë e viteve të kaluara të mos shkojë dëm.
Pasi ne punuam për 40 vite me radhë dhe e kemi shpyllëzuar të gjithë këtë që ka qenë kënetë dhe pyll- e shpesh herë nuk dilnim dot nga ky pyll, pasi ishte shumë i dendur -nuk do lejojmë që ndokush të na e marrë tokën që ne e kemi punuar kaq vite me radhë", tha një prej këtyre banorëve. Po ashtu, shumë banorë të tjerë i janë ankuar Ramës për trajtimin policor që u është bërë nga policia speciale e ardhur nga Tirana. Ata thanë se "na janë dhunuar motrat, gratë, si dhe ne vetë jemi rrahur nga këta policë". Pas takimit që u zhvillua në një nga lokalet e Orikumit, Rama me dy deputetët e Vlorës, Eltar Dedën si dhe Fatmir Toçin, kanë shkuar në pallatin e sportit "Flamurtari", ku kanë ndjekur dhe takimin e basketbollit për femra midis Flamurtarit dhe Tiranës.