E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në PE: Zgjedhjet në Shqipëri mbeten një problem i madh

rama brukselKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama premtoi angazhimin e tij për ti dhënë Shqipërisë statusin vendit kandidat brenda mandatit të parë qeverisës. I ftuar në Parlamentin Evropian, Rama prezantoi disa prej pikave më të rëndësishme të programit Për një Rilindje ku theksoi veçanërisht se do të nxisë bashkëpunimin për ndërtimin e standardeve evropiane në Shqipëri. Duke u ndalur tek zgjedhjet e 23 qershorit, kreu i PS-së u kërkoi 200 eurodeputetëve të PE-së që të jenë të vëmendshëm ndaj procesit zgjedhor ndërsa shtoi se mbajtja e zgjedhjeve në Shqipëri vijon të mbetet ende një problem. Në këtë seancë e posaçme të zhvilluar në Parlamentin Evropian Edi Rama ka shprehur bindjen se e majta do ti fitojë zgjedhjet, duke renditur një prej arsyeve edhe bashkimin e së majtës, si faktor që konsolidon fort fitoren e qëndrueshme të socialistëve dhe progresistëve në 23 qershor. Lideri i opozitës shqiptare, u është përgjigjur edhe pyetjeve të eurodeputetëve lidhur me klimën parazgjedhore në Shqipëri, si dhe pritshmërinë për zgjedhjet e 23 qershorit. Kryetari i Partisë Socialiste u ka kërkuar rreth 200 eurodeputetëve që të jenë të vëmendshëm ndaj procesit zgjedhor në Shqipëri duke kujtuar se sigurisht zgjedhjet në Shqipëri mbeten një problem shumë, shumë i madh, sepse sjanë të sigurta, sepse kanë qenë të manipuluara. Në këtë seancë e posaçme të zhvilluar në Parlamentin Europian Edi Rama ka shprehur bindjen se e majta do ti fitojë zgjedhjet, duke renditur një prej arsyeve edhe bashkimin e së majtës, si faktor që konsolidon fort fitoren e qëndrueshme të socialistëve dhe progresistëve në 23 qershor. Në emër të Grupit Socialist dhe Demokrat në PE presidenti i këtij grupimi Hannes Sëoboda uroi Kryetarin socialist Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve.  Swoboda në fund të këtij takimi me eurodeputetët i është drejtuar kryetarit të PS Edi Rama në vizitën tjetër ju presim si kryeministër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›