E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Pogradec PS alternativa kunder politikes se vjeter

Pogradec 10 prill 2011 NOA- Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama qe nga qyteti i Pogradecit ka vijuar akuzat ndaj Kryeministrit Berisha dhe kreut te LSI-se Ilir Meta.

Sipas tij edhe Meta edhe Saliu kane per te dhene llogari para qytetareve per politiken e ndjekur dhe per demin qe ju kane sjelle shqiptareve.

Kryesocialisti u ndal ne Pogradec per te prezantuar kandidatin e koalicionit Aleanca per te Ardhmen per bashkine e Pogradecit Artan Shkembin.

Rama tha se Partia Socialiste eshte e vetmja rruge per qytetaret duke shtuar se e ardhmja e tyre eshte vetem kjo parti.

Artan Shkembi eshte Pogradeci qe ne duam. Ai eshte alternativa jone ndaj politikes se vjeter e cila punon dhe mendon per vete u shpreh ai.

Diten e djeshme edhe Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca per qytetarin prezantoi kandidatin per kete bashki Luan Topciun i ardhur nga radhet e Levizjes Socialiste per Integrim.

Shkembi rikandidon serish per te mbajtur kete post pasi edhe aktualisht ai eshte ne krye te bashkise se Pogradecit.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeRama hap fushaten parrulla kunder PS ne PogradecTopalli ne Kukes Rama ti smund ti kthesh dot zgjedhjet lokale ne zgjedhje politikeBerisha Me 8 maj ndahemi nga aleanca e betonit dhe rruga e vetmeTirana e re e politikes se te ardhmesRama Tirana nuk ka nevoje per nje tjeter Sali ne bashki LidhjeArtan Shkembi edi rama kunder politikes se vjeter prezanton ne Pogradec

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›