E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Qytetarët s`do votojnë demagogjitë e Ramës

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka prezantuar sot në Fier kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin” Ilir Bele.

Në fjalën e tij kreu i LSI-së Meta ka theksuar se 8 maji është dita e qytetarëve dhe jo e politikës duke shtuar se do të jenë qytetarët ata të cilët do të zgjedhin mes alternativave më të mira të politikës.
 

Duke sulmuar kreun e opozitës Edi Rama, Meta theksoi se më 8 maj qytetarët do të votojnë për projektet dhe jo demagogjitë e Ramës.
 

Gjithashtu kreu I LSI-së Meta u ndal edhe në projektin e mazhorancës dhe kandidatëve të saj. Sipas tij kandidatët e mazhorancës kanë projekt të qartë dhe baza e tyre është punësimi.
 

“Fieri është qyteti i mundësive të mëdha ekonomike, “Aleanca për qytetarin” është një bashkim vlerash në shërbim të qytetarëve” theksoi më tej Meta.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›