E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Pogradec, prezanton kandidatin e opozitës

Partia Socialiste ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “aleanca për të ardhmen” në qytetin e Pogradecit Artan Shkëmbi.
 

Në fjalën e tij kryetari i PS-së Edi Rama duke ripërsëritur se Partia Socialiste është e vetmja rrugë për qytetarët shtoi se Artan Shkëmbi është alternativa e opozitës ndaj politikës së vjetër.
 

“Artan Shkëmbi është Pogradeci që ne duam. Ai është alternativa jonë ndaj politikës së vjetër e cila punon dhe mendon për vete” theksoi Rama.

 Një ditë më parë në këtë qytet hapi fushatën elektorale dhe kreu i mazhorancës, kryeministri Sali Berisha.

Në këtë qytet nga mazhoranca kandidon Luan Topçiu, i cili është përfaqësues i LSI-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›