Rama në Prizren: Dokufest, një nga risitë e mëdha të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri
Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, ka marrë pjesë në aktivitetin kulturor Dokufest të mbajtur në Prizren
Në këtë aktivitet Rama ka qënë i shoqëruar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Këtë njoftim Rama e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter ku shprehet se një aktivitet i tillë kulturor, i cili ka përmasa europiane, vitin tjetër do të mbështetet edhe nga Shqipëria.
Rama shkruan gjithashtu se Dokufest, i cili është një kalendar i përbashkët vjetor ngjarjesh kulturore, do të jetë një nga risitë e mëdha të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në Prizren me kryeministrin Thaçi me kolegë e miq, brenda kornizës së mrekullueshme të Dokufest, një aktivitet kulturor me përmasë europiane që vitin tjetër do mbështetet edhe nga qeveria e Shqipërisë.
Një kalendar i përbashkët vjetor ngjarjesh kulturore do të jetë një nga risitë e mëdha të bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptareshkruan Rama në Facebook dhe Twitter.