E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendvarrimi i Gjergj Kastriot Skënderbeut në Lezhë, shënon bum vizitorësh

Vendvarrimi i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në qytetin e lezhës nuk është interesant vetëm për të huajt apo vizitoret e ndryshëm. Të shumtë janë edhe emigrantët nga kjo zonë, të cilët synojnë që nëpërmjet historisë të krijojnë një lidhje më të fortë të fëmijëve me origjinën e tyre. Duke u shpjeguar për historinë, këta emigrantë mendojnë se fëmijët e tyre krijojnë një identitet më të fortë në vendet ku jetojnë, por nga ana tjetër i bën ata të ndjehen krenar me origjinën shqiptare.

Vizitat e familjeve emigrante janë të përditshme gjatë sezonit të verës, dhe për drejtoreshën e muzeut, Mariola Gjoni, kjo bën që tek ta të forcohet më tepër identiteti kombëtar.

Vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë ka shënuar bum vizitorësh, ku mbizotrojnë turistët e huaj. Guida në këtë vend historik mundësohet  në disa gjuhë duke dhënë informacionin e nevojshëm për çdo turist të huaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›