E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Twitter: Ata s`mundet veçse ta bëjnë më keq

Ndërkohë që në Parlamentin shqiptar po ziejnë bisedimet ndërmjet deputetëve lidhur me projektbuxhetin 2012, kryesocialisti Edi Rama ka reaguar në faqen e tij, në rrjetin social Twitter. Sipas Ramës i gjithë ky debat nuk tregon asgjë tjetër përveç faktit se mazhoranca nuk mund të bëjë asgjë përveçse ta bëjë më keq këtë buxhet.
 

“Debati për buxhetin tregon një gjë: Ata s`mundet veçse ta bëjnë më keq. Vetëm ne mund ta bëjmë më mire”-shkruan ai.
Vetëm pak minuta më parë kryeministri Berisha gjatë seancës parlamentare akuzoi deputetët e Partisë Socialiste se po dezinformojnë opinionin publik lidhur me projektbuxhetin e vitit 2012.

Duke reaguar ndaj deputetëve të PS-së në Kuvend të cilët e cilësuan buxhetin 2012 si gënjeshtër, kreu i qeverisë theksoi se buxheti ka në parim rritjen ekonomike.
“Po thoni gënjeshtra. Po trilloni për buxhetin. Buxheti ka një parim për rritjen ekonomike. Ju thoni të kundërta dhe të pavërtetat më të mëdha për buxhetin” iu është drejtuar kryeministri deputetëve socialistë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›