E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi , vizitë zyrtare në Itali

Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, u nisën sot për në Torino, në krye të delegacionit zyrtar me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Torinos, Piero Fasino. Në një noftim për shtyp të bërë nga Presidenca bëhet e ditur se Kryetari i Shtetit shqiptar do të marrë pjesë në veprimtaritë që do të zhvillohen me rastin e 20-të vjetorit të fillimeve të emigracionit modern shqiptar në Itali dhe festimit të Ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas njoftimit synimi i këtyre veprimtarive është evidentimi dhe vlerësimi zyrtar i rrugëtimit të shqiptarëve në qytetin e Torinos, të cilët, përmes integrimit në mënyrë të natyrshme e dinitoze, janë kthyer në një model pozitiv edhe për bashkësitë e tjera.

Në axhendën e Presidentit të Republikës, veç pritjes dhe bisedimeve zyrtare me Kryetarin e Bashkisë së Torinos dhe autoritete të larta vendore, parashikohet përurimi i një ekspozite fotografike, kushtuar zhvillimeve pozitive në Shqipërinë e këtyre viteve të fundit, të para nga këndvështrimi i të rinjve shqiptarë, vizitë në Përfaqësinë e Dhomës së Tregtisë të Tiranës në Torino si dhe pjesëmarrja në aktivitetin kulturor e artistik “Shqipëria – njëzet vjet më pas”, që do të zhvillohet në Konservatorin “Xhuzepe Verdi” të Torinos.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›