E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto fton biznesin brazilian për investime në Shqipëri

Ashtu si kreu i qeverisë edhe zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto nga Brazili ka vënë theksin se ekonomia shqiptare është në rritje të vazhdueshme si dhe është një ekonomi e qëndryeshme.

Këto fjalë numri dy i qeverisë shqiptare i tha gjatë forumit të parë të biznesit Shqipëri- Brazil i cili u mbajt në San Paolo.
 

Gjithashtu diplomati shqiptar ftoi biznesmenët brazilian të jenë pjesë e bizenseve shqiptare
Ndërkohë gjatë qëndrimit në San Paolo Haxhinasto pati takim edhe me zv.presidentin e FIESA si dhe me shoqatën e konsujve të Brazilit si dhe me konsujt e nderit të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›