Kamikazi godet një bazë të NATO-së
Një kamikaz goditi një bazë të NATO-së në Kabul, Afganistan. Ai ka vrarë katër persona pasi ka shpërthyer veturën e tij, pranë një baze të forcave të huaja që po udhëtonin përmes kryeqytetit afgan, Kabul, të shtunën.
Zëdhënës i ministrisë së brendshme, Sidik Sidikui deklaroi se nga katër viktimat, tre ishin civilë dhe një ishte polic. Ai theksoi se nuk kishte informacione për viktima nga të huajt.
Baza është goditur në orën 11:20, sipas kohës lokale, në afërsi të pallatit të shkatërruar Dar-ul-Aman në jugperëndim të qytetit, zonë tashmë e bllokuar nga forcat afgane dhe ndërkombëtare.