Rama ne Vlore Nuk do te tolerojme bathorizimin e bregdetit te Jonit

Kreu i Partisë Socialiste është rikthyer në qytetin e Vlorës ku zhvilloi konferencën rajonale për programin. Ai tha se nuk do të tolerojë atë që e quajti bathorizimi I bregdetit. Rama akuzoi Kryeministrin Berisha se ka braktisur Vlorën pasi nuk I del e keqja për ndëshkimin që ka marrë nga ky qytet.
Edi Rama u premtoi Vlonjatëve se nuk do të lejojë bathorizimin e bregdetit të Jonit. Për këtë, gjatë konferencës rajonale për programin, njoftoi krijimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Rama u zotua të lidhë turizmin shqiptar me atë rajonal, përmes Korridorit të Kaltërt. Ndërsa Labëria, tha kryesocialisti, nuk do të jetë më e izoluar nga deti për shkak se Kryeministrit nuk i del e keqja nga e kaluara.
Rama përsëriti akuzat drejtuar mazhorancës se në mungesë të një programi kopjon atë të socialistëve, duke kërkuar votën sikur të ishte në opozitë. Punësimi ishte një nga shembujt që solli.
Ndërsa duke folur për fshatin, kreu I Partisë Socialiste u zotua t’I japë certifikatën e pronësisë kujt punon tokën prej 20 vjetësh, pa pasur asnjë titull mbi të.