E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama në Vlorë: Progresi është i dukshëm por i pamjaftueshëm. Shqipëria më e fortë me qeverisjen e PS-së!

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot pasdite në qytetin e Vlorës ku ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Socialiste.

“Progresi i Shqipërisë bëhet dhe më i sigurtë dhe më e fortë me qeverisjen e PS-së.  Është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë dhe në radhë të parë të kuptohet nga drejtuesit e PS-së , nga përfaqësuesit  e PS-së në nivel deputetësh në nivel anëtarësh asamblesë, në nivel këshilltarësh të bashkive, të deleguarish të Kongresit etj, që roli i PS-së janë shumë të lidhura me ecurinë pozitive, ose jo, të vetë vendit” tha Rama.

Sakaq tha ai, “Shqipëria është në një fazë të re pasi ka bërë progres , është në nevojën që të garantohet që të forcohet, të thellohet dhe ne si forca që drejton këtë vend duhet të jemi të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që ti përballojmë sfidat më shumë forcë, me shumë mençuri dhe më tepër vullnet”.

Këto nuk janë fjalë apo retorikë, thekson Rama, por është e lidhur me fatin e vetë Shqipërisë në funksion të objektivave strategjik që kemi dhe në funksion të vizionit që në kemi për Shqipërinë 2030.

“Progresi është i dukshëm por është i pamjaftueshëm, sepse krahasimi me të djeshmen është i pamjaftueshëm . duhet ta fuqizojmë më shumë ekonominë”, thekson ndër të tjera Kreu i Qeverisë Edi Rama.

Në këto takime Kryeministri Rama ka prezantuar edhe prefektin e ri të qarkut, Vangjel Tavon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›